Liqeni i Ohrit i rrethuar nga malet
Trashëgimi Botërore e UNESCO-s

Rreth Nesh

KAB Struga

Organizatë jo qeveritare për sportet malore, mjedisin dhe vullnetarizmin në rajonin e Liqenit të Ohrit.

Strugë · Maqedonia e Veriut

Kush jemi

Rreth KAB Struga

KAB Struga është një organizatë jo qeveritare, jo politike dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin dhe promovimin e sporteve malore, synon të edukojë, mobilizojë dhe ndërgjegjësojë qytetarët duke trajtuar çështjet kyçe mjedisore dhe fushëveprimet e ndryshme me karakter publik. Në thelb të aktiviteteve tona është puna me njerëz dhe institucione për të nxitur transformimin e prekshëm social dhe për të sjellë ndryshime pozitive në terren.

Ne angazhohemi për të vënë në lëvizje komunitetin si tërësi, qoftë me aksione të ndryshme vullnetare të pastrimit të ambienteve publike dhe rritjes së aktivizmit qytetar.

Takim i KAB Struga 1
Takim i KAB Struga 2
Nderimi nga presidenti 1
Nderimi nga presidenti 2

Ish Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski, nderoi organizatën dhe aktivistët tanë për veprimtarinë tonë.

Misioni

KAB Struga punon për të përforcuar bashkëjetesën miqësore mes njeriut dhe natyrës në Strugë dhe më gjerë. Nëpërmjet aktiviteteve tona synojmë promovimin e rajonit të Liqenit të Ohrit si një destinacion i Turizmit Alternativ, mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të rajonit, për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm.

Vizioni

Vizioni i KAB Struga është i ndërtuar mbi besimin tek e ardhmja e rajonit të Liqenit të Ohrit, si Trashëgimi Natyrore e Kulturore Botërore që garanton një zhvillim të qëndrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm; si destinacion turistik me reputacion, model për destinacionet e trashëgimisë dhe turizmit alternativ, brendimit dhe promocionit, e cila bëhet e mundur përmes politikave që garantojnë gjithëpërfshirje në çdo vendimmarrje për rajonin.

Organizata ka në përbërje të saj

Trajnerë dhe ekspertë për ngritje kapacitetesh për komunitetin, qeverisjen lokale dhe organizatat e shoqërisë civile.

Udhërrëfyes Natyre, i përbërë nga të rinj të përgatitur për të ofruar edukim mjedisor dhe guida në natyrë.

Vullnetarë të rinj të motivuar dhe të angazhuar në projekte të ndryshme ndërgjegjësimi me komunitetin.

Për të përmbushur misionin dhe objektivat e saj, KAB Struga e fokuson punën në disa drejtime kryesore strategjike

  1. 01

    Mbështetjen e vullnetarizmit si një kontribut të rëndësishëm për shoqërinë dhe mjedisin natyror.

  2. 02

    Organizimin e ngjitjeve dhe aventurave malore.

  3. 03

    Ndërmarrjen e fushatave për kufizimin e ndërhyrjeve negative të njeriut në ekosistemet natyrore.

  4. 04

    Qasje inovative (miqësore me mjedisin) në mbrojtje të statusit të rajonit si Site i UNESCO-s.

  5. 05

    Rrjetëzim dhe partneritet efikas për të ndikuar vendimmarrjen, politikbërjen dhe vëmendjen publike.

Partneritet dhe rrjetëzim 1
Partneritet dhe rrjetëzim 2

KAB Struga është një aktor i rëndësishëm në rajonin e Liqenit të Ohrit nëpërmjet vigjilencës mjedisore, advokimit dhe lobimit.

Në terren me komunitetin

Aktivitet i KAB Struga 1
Aktivitet i KAB Struga 2
Aktivitet i KAB Struga 3
Aktivitet i KAB Struga 4

Stafi i KAB Struga

Stafi i KAB Struga përbëhet nga ekspertët më të mirë në fushat që përfaqësojnë, të cilët me ekspertizën e tyre i shtojnë vlerë organizatës. Ata janë të rinj, energjikë dhe vijnë nga prejardhje të ndryshme, duke përfaqësuar më së miri filozofinë e punës së KAB Struga. Stafi është i kualifikuar në disa fusha tematike: menaxhimi urban dhe rajonal, menaxhimi i financave komunale, menaxhimi i mjedisit urban, si dhe fusha kërkimore.

Transparenca

Transparenca, përgjegjshmëria dhe barazia lidhen ngushtë me arritjet dhe forcimin e KAB Struga. Publikimi i Raportit Vjetor të organizatës bën të mundur dokumentimin dhe ndarjen e informacionit me të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë.

Në terren

Aktivitete

Nga aksionet e pastrimit te ngjitjet malore — puna jonë ndodh në natyrë, me komunitetin.

Aksione vullnetare pastrimi

Aksione vullnetare pastrimi

Pastrimi i ambienteve publike dhe brigjeve të liqenit me komunitetin.

Ngjitje dhe aventura malore

Ngjitje dhe aventura malore

Ekspedita dhe guida në natyrë për të rinjtë dhe dashamirësit e maleve.

Turizëm alternativ

Turizëm alternativ

Promovimi i rajonit të Liqenit të Ohrit përmes aventurave si paraglajding.

Portofoli

Projekte

KAB Struga ka një portofol të diversifikuar projektesh në fushën e qeverisjes lokale, mjedisit, të rinjve dhe politikave publike. Projektet e zbatuara ndër vite janë konceptuar dhe propozuar nga KAB Struga, të financuara nga donatorë ndërkombëtarë: USAID, Bashkimi Europian, Fondacioni i Shoqërisë së Hapur, Agjencia Zvicerane për Zhvillim, etj.

Financuar ndër vite ngaUSAIDBashkimi EvropianFondacioni i Shoqërisë së HapurAgjencia Zvicerane për Zhvillim

Projekte të realizuara

01

Qytet më i pastër së bashku me të rinjtë

2020 – 2021
Objektivi dhe rezultatet kryesore
Monitorimi i qeverisjes lokale në lidhje me buxhetin e destinuara për deponitë ilegale në komunën e Strugës, nxitja e komuniteteve lokale për të qenë aktive, si dhe aktivitete vullnetare për pastrimin e hapësirave publike. Rezultatet kryesore: Raport Financiar i gatshëm, qytetarë dhe institucione më aktive, dhe aktivitete të rregullta pastrimi që janë aktive edhe sot.
Grupet kryesore të synuara
Të rinjtë, komunitetet lokale, vullnetarët, qeverisja lokale, etj.
Donatori
Instituti për Studime të Komunikimit / EU FOR YOU
02

Shpëtimi i Liqenit të Ohrit

2021
Objektivi dhe rezultatet kryesore
Të gjitha institucionet të njihen me Rregulloren dhe situatën aktuale të UNESCO-s, të vendoset komunikimi ndërmjet institucioneve dhe të krijohet një strategji komunikimi nga ekspertët. U krijua një Strategji Komunikimi; rezultatet e këtij projekti do të jenë pjesë e raportit të Qeverisë së RMV-së drejt UNESCO-s.
Grupet kryesore të synuara
Institucionet lokale dhe kombëtare, qytetarët e tre komunave, peshkatarët dhe të tjerët të lidhur me Liqenin e Ohrit.
Donatori
Civica Mobilitas
03

Sa realiste janë premtimet zgjedhore?

2022 – 2023
Objektivi dhe rezultatet kryesore
Mobilizimi i komunitetit për të rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për monitorimin dhe vlerësimin e programeve zgjedhore, dhe vendosja e mjeteve demokratike të komunikimit me përfaqësuesit — duke i mbajtur përgjegjës për detyrimet e marra sipas funksionit publik.
Grupet kryesore të synuara
Të rinjtë, përfaqësuesit e sektorit civil, përfaqësuesit e komuniteteve lokale, përfaqësuesit e komunitetit të biznesit.
Donatori
Support to Electoral Reforms