Rreth nesh
Super Efikas
Të përkushtuar thellësisht
Shumë të kualifikuar
Organizata ka në përbërje të saj:
➔ Trajnerë dhe eksperte për ngritje kapacitetesh per komunitetin, qeverisjen lokale dhe organizatat e shoqerise civile;
➔ Udhërrëfyes Natyre i përbërë nga të rinj të përgatitur për të ofruar edukim mjedisor dhe guida në natyrë;
➔ Vullnetarë të rinj të motivuardhe të angazhuar në projekte të ndryshme ndërgjegjësimi me komunitetin
Strategjia jonë
Për të përmbushur misionin dhe objektivat e saj, KAB STRUGA e fokuson punën në disa drejtime kryesore strategjik:
⛰️ Organizimin e ngjitjeve dhe aventurave Malore
⛰️ Ndërmarrjen e fushatave për kufizimin e ndërhyrjeve negative të njeriut në ekosistemet natyrore;
⛰️ Qasje inovative (miqësore me mjedisin) në mbrojtje te statusit te rajonit si Site i UNESCO-s
⛰️ Rrjetëzim dhe partneritet efikas për të ndikuar vendimarrjen, politikbërjen dhe vëmendjen publike .
⛰️ KAB Struga është një aktor i rëndësishëm në rajonin e liqenit te Ohrit nëpërmjet vigjilencës mjedisore, advokimit dhe lobimit.
KAB Struga Staff
Stafi i KAB Struga përbëhet nga ekspertët më të mirë në fushat që përfaqësojnë që me ekspertizën e tyre i shtojnë vlerë organizatës. Ata janë të rinj, energjikë dhe vijnë nga prejardhje të ndryshme duke përfaqësuar më së miri filozofinë e punës së KAB Struga. Stafi është i kualifikuar në disa fusha tematike: menaxhimi urban dhe rajonal, menaxhimi i financave komunale, menaxhimi i mjedisit urban si dhe fushën kërkimore.
Transparenca
Transparenca, përgjegjshmëria dhe barazia lidhen ngushtë me arritjet dhe forcimin e KAB Struga. Publikimi i Raportit Vjetor të organizatës bën të mundur dokumentimin dhe ndarjen e informacionit me të gjithë partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë.